“Pagatorët e Ramës”, për kë e ka fjalën RD

Shares

Në një editorial të publikuar në gazetën zyrtare të PD, Rilindjen Demokratike nën titullin “Pagatorët e Ramës”, shkruhet ndër të tjera se ka disa persona që po përpiqen të personalizojnë protestën. “Ndonjë që po zvarritet me mundim dhe imponim tek sheshi i protestës, duke vënë kushte dhe ultimatume, se e mbështesin protestën vetëm nëse nuk afrohet ‘ky apo dikush tjetër”, po mundohen ta personalizojnë atë. Këtyre individëve që numërohen me kokrrat e njërës dorë nuk i intereson protesta. Ata e shohin protestën si parcelë të ndarjes së pushtetit nesër dhe po bëjnë llogari.

Këta individë vijnë aty si korrierë të pushtetit për të bërë diversion me kalkulimet politike që bën Rama. Mos i shikoni si opozitarë. Janë zvarranikë të paguar me honorare të majme nga pushteti”.

Autori i këtij shkrimi është kryeredaktori i gazetës, Bledi Kasmi. Sic shkruan Kasmi halli i tyre është Rama dhe jo kauza e protestës, sepse po të ishte kauza e protestë.

“Çfarë duhet bërë me ata ish deputetë socialistë si Harasani që e kanë mbështetur pa pasur asnjë interes? Mos vallë për shkak të pazareve të këtyre paçavureve që i afrohen protestës, duke pasur hall tenderat e pushtetit do të duhet ta dënonim për mesazhin që lëshoi ditën e 18 shkurtit, kur këta u zhdukën si minj dhe ai tha se nuk duhet ta ndalim protestën deri në largimin e qeverisë?

Mos vallë duhet të shpallim armik të protestës ish-deputetin e PS, Pëllumb Shullazi, që i doli kundër Ramës dhe iu bashkua protestës që ditën e parë në çadrën e qëndresës vetëm, sepse ai kërkon si ne të gjithë dorëheqjen e kreut të organizatës kriminale?

Mos duhet ta linçojmë ish-kandidatin e Ramës për deputet që kandidoi përballë Berishës në Kavajë, tenorin Agim Hushi vetëm se ai sonte protestoi bashkë me Lulzim Bashën?

Mos duhet që për hir të interesave personale të këtyre paçavureve që kërkojnë të shesin moral, ne u dashka të çensurojmë ish-ministrin e Drejtësisë, Manjani për opozitarizmin ndaj Ramës dhe që është më i madh në kontribut dhe përballje sa i të gjithë këtyre matrapazëve që shfaqen me kostumin e opozitarizmit kur në fakt natën e kalojnë me qentë e pushtetit me të cilët ndajnë favoret, ndërsa në mëngjes zgjohen me pleshtat e tyre për t’i hedhur tek sheshi i protestës? “, shkruhet në editorialin e gazetaës.

Pavarësisht se nuk përmenden emra, Top Channel thotë se editoriali ka parasysh disa zëra kundër në PD që janë refraktarë ndaj qëndrimeve të Bashës. Sipas këtij televizioni fjala mund të jetë për deputeten Majlinda Bregu, dhe jo vetëm për atë, e cila është deklaruar kundër bojkotit të zgjedhjeve nëse nuk do të ketë largim të qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...