Mashtruesi prangoset, mori 70 milionë lekë

Shares

Një person është arrestuar sot nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar pasi u gjet mashtrues në vlera të mëdha parash si dhe prodhime të palicencuara.

Policia finalizoi operacionin “Pepper”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Spiro Fuqi, 59 vjeç, banues në Korçë

Ky shtetas ka mashtruar shtetasin E. A., duke i marrë këtij të fundit shumën monetare prej 7.000.000 Lekë të reja, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa rregjistruarnnë Organet Tatimore.

Gjithashtu gjatë kontrollit janë konstatuar artikuj ushqimor dhe industrial të prodhuara në mënyrë të kundraligjëshme në ambientet e kësaj magazine.

Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët a AKU–së:

– 500 kova 5 kg-ëshe me xaxiqi

– 250 kova 5 kg-ëshe me speca të mbyshura

– 180 kova 5 kg-ëshe me kastraveca

– 500 kova të vogla me sardele konserve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehje e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, parashikuar nga Nenet 143/2, 180, 170/a dhe 288/a të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...