Shkencëtarët amerikanë kanë fajësuar industrinë e nxjerrjes së naftës për numrin e madh të tërmeteve në zona të ndryshme të shtetit të Oklahamës në SHBA, shkruanin mediat amerikanë në prill të 2015.
Ato thonë se tërmetet shkaktohen nga derdhja në puset e braktisura të ujërave të ndotura që shoqërojnë naftën. Ky ujë ndahet prej naftës bruto nëpërmjet proceseve të ekstratimit të naftës dhe më pas transportohet drejt puseve të braktisura disa qindra metra nën tokë, transmeton Droni.al.
Uji i ngarkuar me më shumë kripëra se sa uji i oqeanit shkakton ndërveprime të tjera kimike dhe fizike në thellësi të tokës që cojnë më pas në lëkundje sizmike në sipërfaqe.
Numri i tërmeteve në Oklahama aktualisht është 600 herë më i madh se sa në vitin 2008 kur kërkime të tilla nafte nuk ishin kryer. Vetëm në vitin 2014, ky shtet në SHBA u godit prej rreth 585 tërmeteve me magnitude 2-3 ballë të shkallës Rihter nga 109 të tilla që kishin goditur përgjatë vitit 2013.
Goditjet dhe fuqia e tërmeteve është mjaft e ngjashme me ato që godasin Marinzën, raporton Droni.al.
Ashtu si në zonën e Marinzës dhe Patosit në Fier, edhe në Oklahama është zhvilluar vitet e fundit industria e kërkimit të naftës. Për të shmangur ndotjen mjedisore, ujërat e ndara nga nafta hidhen sërish në puset e braktisura.
Autoritetet rregullatore të industrisë së naftës në këtë shtet kanë ndërhyrë për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të mijëra qytetarëve si dhe për zhdëmtimin e tyre nga industria. Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë kërkim i ngjashëm shkencor. Ministria e Energjitikës dhe institucionet e varësisë që lidhen me industrinë nxjerrëse as që e kanë vrarë mendjen rreth kësaj situate.
Përkundrazi qeveria ka deklaruar disa herë ashtu si kompania Bankers se tërmetet janë natyrale duke shmangur detyrimin për të shpërblyer banorët e dëmtuar nga kompania, transmeton Droni.al.
Banorët e Zharrëzës që janë edhe më të dëmtuarit zhvilluan një grevë urie prej disa ditësh ën fshatin e tyre ndërkohë që tani erdhën në Tiranë pas një marshimi prej 100 km në këmbë. Ata presin që qeveria të pranojë shkakun artificial të tërmeteve dhe të ndërtojë shtëpi të reja për ta. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












