Dy të rinj kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Grapsh, ku mjeti tip Ford me targë AA 928 MD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Mjeti drejtohej nga 30-vjeçari L. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dy pasagjerët e mjetit, G. SH dhe A. N kanë humbur jetën. Të gjithë ishin nga fshati Plesat i Gjirokastrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












