Prej disa javësh Ilir Meta dhe zyrtarët e tjerë të LSI po qarkullojnë në takime, konferenca apokonventa sloganin “Një shans për të gjithë”.
Slogani ka një përmbajtje që nuk është tipike për parti të madhësisë së LSI-së. Zakonisht ato kanë slogane më modeste.
Por një slogan i ngjashëm prej ku mund ta ketë marrë frymëzimin edhe Ilir Meta apo këshilltarët e tij me memorie në 25 vitet e fundit është ai i përdorur nga PD në vitin 1996.
Ne foto, nje nga mitingjet elektorale te PD gjate zgjedhjeve parlamentare te vitit 1996. Rrethuar me vije te kuqe slogani I PD
Ne sfond slogani I LSI, qe me sa duket do te mbetet edhe slogani I fushates zgjedhore nese zhvillohet me 18 qershor
Bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare të Majit të këtij viti dhe slogani i PD ishte “Me ne fitojnë të gjithë”.
Ndryshimi mes sloganit të LSI dhe ati që PD kishte 20 vite më parë nuk është thelbësor, përkundrazi në thelb janë të njëjtë, ndryshon vetëm një fjalë për të bërë diferencën.
Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996 mbeten ndër dy palë zgjedhje më të kritikuara në historinë e tranzicionit. PS u tërhoq nga votimi ditën e zgjedhjeve me akuza për manipulim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/