Vrasësja e dyshuar e gjysmë-vëllait të diktatorit Kim Jong-un dyshohet se është paguar as më shumë e as më pak se 72 paund për të kryer vrasjen e Kim Jong-nam.
Në burg ka rënë 25-vjeçarja Siti Aishah, e cila është paguar 90- dollarë (72 paund). Lajmi është bërë i ditur nga policia indoneziane.
E reja ngul këmbë se ajo po i bënte masazh me vaj bebeje dhe nuk e kishte idenë se po kryente një vrasje. Ajo i ka qëndruar deklaratave të mëparshme se disa persona e kishin paguar duke e bindur se bëhej fjalë për një kamerë gazmore.
Ngjarja ndodhi më 13 shkurt në mes të aeroportit të Kuala Lampurit në Malajzi. Solucioni që iu hodh në fytyrë vëllait të Kim Jong Un-it nuk ishte ujë.
Ai u helmua menjëherë pasi vajza ia hodhi atë në fytyrë. Bashkë me të e arrestuar është edhe një vajzë tjetër nga Vietnami.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













