Djali i deputetit Fufi përfundon në Polici, rrahu shokun

Shares

Djali i deputetit Mhill Fufi u denoncua dy ditë më parë për dhunë nga një shok i shkollës në Tiranë.

Geri Fufi, 18 vjeç, dyshohet se bashkë me shokun e tij, Rino Spaho, kanë rrahur, duke goditur me grushte 16- vjeçarin me iniciale D.S., nxënës në të njëjtën shkollë.

Ngjarja sipas Policisë së Tiranës ka ndodhur pas një sherri në oborrin e gjimnazit “Besnik Sykja”.

“Më datë 23 shkurt u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Geri Fufi dhe Rino Spaho, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 22 shkurt, përballë një shkolle, kanë goditur me grushte shtetasin D.S., 16 vjeç, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo është hera e dytë që djali i deputetit Mhill Fufi përballet me forcat e Policisë.

Herën e parë ai u arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Më 4 dhjetor të vitit 2015, ai bashkë me një shoqe të veten u vunë në pranga, pasi u kapën me pistoletë. Policia tha atëherë se në ambientet e gjimnazit “Besnik Sykja” të kryeqytetit u arrestua edhe shoqja e tij e ngushtë, së cilës ai i kishte “besuar” armën, që ta fshihte në çantën e saj.

Oficerët e Komisariatit nr.2 bënë ndalimin e dy adoleshentëve, të Geri Fufit për armëmbajtje pa leje dhe të 17- vjeçares M. Bufi, për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...