Kreu i PD-së Lulzim Basha u takua sot me protestuesit e banorëve të Sharrëzës që kanë nisur tashmë protestën para ministrisë së Energjitikës.
Basha ka deklaruar se ka mbajtur kontakte me grevistët gjatë gjithë grevës, shkruan dritare.net.
“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpite dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha për dritare.net.
Lideri i opozitës tha më tej se qeveria do të përballet me dy protesta, me atë të opozitës para Kryeministrisë dhe me këtë të grevistëve të Zharrëzës para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Protestuesit e Zharrëzës kanë kërkuar që pjesëtarë të opozitës dhe partive politike mos të bashkohen me protestën e tyre. Ata thonë se se nuk kanë protestë politike por sociale në kërkim të zgjidhjes së problemit të tyre që lidhet me shkatërrimin e shtëpive.
Ndërkohë kanë refuzuar takimin me drejtues të ministrisë nëse nuk pranohen mediat që të jenë bashkë me ta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












