I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit në TV Klan, kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, nuk mund ti shmangej edhe pyetjeve për ngjarjen aktuale, protestën dhe kërkesën e opozitës.
Meta ka apeluar që opozita të kthehet në Parlament, ndërsa ka bërë ët ditur gjithashtu se është kundër rrugës së ultimatumit, për sa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike.
A je për qeveri teknike?
E rëndësishme është që opozita të vijë në parlament, të vazhdojë axhenda dhe dialogu bashkë me OSBE ODIHR dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të zgjidhur disa nga çështjet që janë të mundshme për t’u zgjidhur për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ti refuzon çdo lloj forme të një qeverie tjetër që do çonte vendin në zgjedhje?
Ajo që për mua është e papranueshme është rruga e ultimatumit. Çdo gjë që është e mundur për t’u realizuar, do diskutohet, duhet realizohet.
Duhet të bëjmë gjithçka për të mos sakrifikuar zgjedhjet e 18 qershorit se janë shumë të rëndësishme. Pa arritur standardet më të larta në këto zgjedhje ne s’do mundemi të hapim negociatat, si dhe realizimi i Vettingut është dhe kusht tjetër do kemi dhe probleme me legjitimitetin e institucioneve.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












