Basha me të rinjtë: Nuk jemi në betejë alternativash por në një betejë ekzistenciale, ndaj ka vetëm një rrugë

Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përfshirë sërish të rinjtë në bashkëbisedimin te çadra e protestës.
Me të rinjtë ekselentë, Basha u shpreh se ata janë një ushtri talenti njerëzor që mund të ngrenë jo një por dy tre Shqipëri të standardit europian.
Sipas Bashës, kjo nuk është betejë alternativash por një betejë ekzistenciale drejt një qëllimi: themelimin e Republikës së drejtësisë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Premtimet e Lulzim Bashës

* Potenciali i të rinjve shqiptar (mbi 9 mije e 700 te diplomuar) janë ushtri talenti njerëzor që mund të ngrenë jo një por dy tre Shqipëri të standardit europian.
* Këtu nuk jemi në betejë alternativash por kjo është beteje ekzistenciale ndaj ka vetëm një rruge: themelimit të republikës së drejtësisë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
* Taksa konkurruese dhe duke nxitur rininë jo vetëm në kuadër të arsimit. 24 milion euro për 10 mije stazhe përkundrejt 75 milion eurove të dhënë në 7 koncesione.
* Skema për lehtësimin e marrjes së kredisë për të rinjtë sipërmarrës. 70 biznese rinore bëmë. Nuk janë shumë por këta s’bënë asgjë. Rinia do të ketë mbështetjen e qeverisë së re. Sistemi ynë fiskal – kredi me interesa të ulëta dhe kolateral të përballueshëm për idetë e rinisë për sipërmarrje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...