Ben Blushi:Dua një cadër ku të shkoj edhe unë

Shares

Kreu i Libra, Ben Blushi kritikoi sot protestën e opozitës duke e quajtur atë të njëjtë me protestën që bëri Rama dhe PS në vitin 2009. Në përpjekej për të evidentuar rolin e tij në këtë situatë ai bëri thirrje të njëjtë si kundër qeverisë dhe opozitës.

Sipas tij beteja është për patericmin e Ilir Metës. “Por paterica ka një zakon përdoret edhe kur vdes. Natën LSI është te cadra , ditën është te qeveria. Atëherë cadra u ngrit që të mos miratoheshin tri ligje thoshte qeveria e Berishës, ndërsa sot Rama thotë se opozita nuk do vettingun. Atëherë dhe sot komuniteti ndërkombëtar ishin dhe janë kundër cadrës. Atëherë nuk protestohej për të përmirësuar jetën por për pushetin. Njësoj është edhe sot.

Protesta e djeshme ishte apestiriori pas zgjedhjeve, protesta e sotme është apriori para zgjedhjeve”, tha Blushi.

“Do donim në një cadër që të mblidheshim të rrëzonim qeverinë por jo të kthenim Sali Berishën në pushtet. Jam gati të protestoj cdo ditë kundër qeverisë. Kjo qeveri do të kishte rënë dhjetë herë pa Sali Berishën”, tha ai. Sipas tij PD duhet të herë dorë nga monopoli apo duopoli për numërimin e votave.

Blushi tha se vendi ka hyrë në një krizë të rëndë. Nuk zgjidhet me zgjedhjet por as me zgjedhjet. Po shembet republika e korrupsionit. Po krijojmë një republikë të re, tha Blushi.

Kërkoj q ëtë gjithë të ulen në tavolinë për të zgjidhur krizën. Por në fakt nuk e bëni dot. Nuk zgjidhet me bisedime. PD duhet të vrasë veten me qëllim që të vrasë kudnërshtarin. Kriza zgjidhet me atë cadër duke zënë brenda edhe ata që janë atje, përfundoi Blushi. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...