Kryetari i LSI-së, Ilir Meta theksoi sonte në mbledhjen e kryesisë së partisë që drejton rëndësinë e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe reformës në drejtësi duke lënë të kuptohet se pa PD në Parlament nuk do të ketë zbatim të reformës. Ai ka theksuar se, referimi tek opinioni i Komisionit të Venecias dhe konsensusi mes palëve për reformën në drejtësi duhet të shërbejnë si bazë për reformën.
“Kjo reformë, që do të kërkojë kohën e saj, për ne ka 3 fjalë kyçe: Kushtetuta, ligji dhe transparenca”, deklaroi Meta.
Në vijim duke folur për zgjedhjet ai tha se “Zgjedhjet e 18 qershorit janë kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, por edhe për të nisur reformën në drejtësi, në një terren të sigurtë dhe tërësisht legjitim, pavarësisht rezultateve të forcave politike, përfshirë LSI-në”.
Kryesia e LSI ka zgjedhur sonte komisionet e partisë të cilat do të fillojnë shumë shpejt punën. Sipas Metës mbledhja ka qenë në lishje me strukturat e LSI për të tërhequr emra të rinj në strukturat e saj. Ai tha se nuk ka pasur diskutim në lidhje me koalicionin me PS.
“Qëndrim i i LSI është i qartë, zgjedhjet e 18 qershorit janë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe celjen e negociatave si dhe për zbatimin besueshëm dhe të suksesshëm të reformës në drejtësi”, tha kreu i LSI.
Ai kërkoi dialog në lidhje me standardet e zgjedhjeve për të shterruar të gjitha mundësitë. Ndërsa nuk tha asgjë në lidhje me vijimin koalicionit apo futjen në zgjedhje ne koalicion me PS.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












