Trump dhe Veseli, fotoja cmend Beogradin

Shares

Kreu i Kuvedndit të Kosovës, Kadri Veseli ka postuar sot foton e tij me Presidentin amerikan Donald Trump ndërkohë që mediat serbe kanë nisur ulërimën.

“Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Ëashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, komenton Veseli foton me Donald Trump.

Në titullin e lajmit të gazetës serbe “Blic” shkruan “Fotografia e Veselit me Trump-in është shuplakë për Serbinë”.

Po ashtu, në të gjitha mediat serbe është raportuar edhe për deklaratat e ambasadores amerikane në OKB, Niki Hailey, e cila kishte thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Ne duhet ta njohim progresin që Kosova e ka arritur”, ka thënë Haley.

Trump ishte ftuar nga Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, që ta vizitojë Serbinë, ndërkohë që gjatë fushatës presidenciale në SHBA partia e Vojislav Seselj kishte organizuar mitingje në shenjë përkrahjeje për kandidatin Trump.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...