Zyrtarë të lartë të BE kërkuan sot që protesta e opozitës të mos shoqërohet me bojkotin e Parlamentit.
Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn, përmes nje deklarate kujton se axhenda e Parlamentit në këtë periudhë është shumë e rëndësishme.
“Shpreh keqardhjen për bojkotin e parlamentit të njoftuar nga opozita. Debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë tij, por brenda parlamentit. Bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës është thelbësor për ambicien e vendit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ne veçanti, është e një rëndësie maksimale që të ruhet vijimësia e punës së parlamentit në një kohë kur në axhendën e tij janë reforma thelbësore, si ngritja e institucioneve të vetingut në kornizën e reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore, duke përfshire edhe vijimësinë e rekomandimeve të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që janë thelbësore për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme gjatë këtij viti. Këto reforma janë thelbësore, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në rrugën drejt integrimit Europian”, thuhet në deklaratën e tij.
Tiranën pritet ta vizitoje edhe shefja e politikes se jashtme te BE, Federica Mogherini. Nga data 1-4 mars ajo do te zhvilloje një tur ballkanik, pjese e te cilit është edhe Shqipëria, vetëm një javë pasi në Tiranë qëndroi reporteri i Parlamentit Europain për Shqipërinë Knut Flankenshtain.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












