Shefja e politikës së jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën në fillim të muajit mars, megjithatë nuk ka ndonjë sinjal se ajo po vjen të ndërmjetësojë politikën shqiptare për zgjidhjen e krizës.
Lajmi konfirmohet nga zyra e BE në Tiranë. Vizita e saj është pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor nga datat 1-4 mars.
Ajo do të jetë gjithashtu në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri.
Vizita në vendin tonë e shefes së politikës së jashtme në BE vjen në një kohë kur opozita po proteston përballë Kryeministrisë dhe është e vendosur për të mos u tërhequr deri në plotësimin e kushteve të saj që janë qeveria teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Mogherini vjen në Tiranë në kushtet kur tensioni politik është rritur dhe parlamenti nuk funksionon normalisht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/