Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi sot zgjedhje të lira e të ndershme dhe bëri thirrje për shpresë dhe besim se pushteti i korruptuar do të marrë fund.
“Jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh: vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradësn e grabitjes së zgjedhjeve. Ose zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë. Rrugë të mesme nuk ka. Zgjedhje për pazar nuk do ti pranojmë. Zgjedhjet e standarteve të krimit në vend të standardeve të Europës, nuk do ti pranojmë”.
Në vjim Basha tha se qeveria e krimit do të marrë fund. Qytetarët e Shqipërisë do të jenë të mbrojtur nga krimi dhe korrupsioni, propaganda. “Dua t’ju mbroj nga politika që i shërben krimit. Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin. Droga dhe korrupsioni nuk janë e ardhmja e Shqipërisë ashtu si varfëria dhe emigrimi. Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë”, deklaroi Basha.
Dua te ndaj dicka me ju dhe ka ardhur koha ta degjoni, tha Basha. “Une jam gati tju udheheq drejt se ardshmen. Po jam gati sot, me shume se kurre.”, tha ai.
Gjithcka varet nga vendimi qe ne marrim, tha Basha. “Sot marrim nje vendim te madh. Vendimi eshte ne doren tuaj. Une e mbaj mend si te ishte dje 8 dhjetorin e vitit 1990. Atehere morem nje vendim. Sot une dua qe ju te gjithe bashke te marrim nje vendim tjeter te madh, nuk mund te vazhdojme me keshtu. Sot vendosim ose vendi do te vazhdoj keshtu, ose ne do te hapim nje dere te re drejt te ardhmes, per nje jete me te mire. Une kam vendosur te zgjedh kurajon, pergjegjesine dhe sakrificen. Ka ardhur koha te marrim vendimin e madh per te vrare friken dhe zgjuar shpresen, vendimin se ky vend ka cfare ti ofroje popullit te vet, Europes”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












