Disa mijëra protestues kane mbushur tashmë bulevardin kryesor të Tiranës dhe rrugët hyrëse drejt bulevardit duke shënuar edhe nisjen e protestës më të madhe të opozitës në këta katër vite.
Basha iu drejtua protestës bashke me ish-kryeministrin Berisha, rrethuar nga protestues dhe pankarta ndërkohë që në sfond ishte kënga “O moj e bukura Arbëri”.
Në pankarta shkruhet “ Rama, o kopuk, s’mbushet barku me facebook”, “Rama ik” etj. Nderkohe 3 dordolece mbahen nga protestues: Rama, Tahiri dhe Beqja.
Protesta po zhvillohet kundër qeverisë dhe besohet se në të marrin pjesë vec mbështetësve të PD dhe partive të tjera të opozitës edhe mijëra qytetarë pa parti.
Mësohet se Kryeministri Rama para zyrës ë të cilit zhvillohet protesta nuk ndodhet në zyrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












