Kishim dëgjuar që qeveria po përpiqet të blejë zgjedhjet por që të përpiqet të blejë edhe protestën, kjo nuk kishte ndodhur më parë. Dhjetra autobusë nuk u nisën sot nga Berati për shkak se shoferët ishin kërcënuar që të mos niseshin për në Tiranë.
Gazmend Azizi, kryetar i PD në Berat tha sot për news 24 se ky është një rast i padëgjuar më parë. “Të gjithë shoferët që ishin prenotuar me autobusët e tyre për të transportuar protestuesit janë kërcënuar që të mos shkojnë në Tiranë. Kjo ka qenë e papritur për ne. Qeveria po përpiqet të blejë edhe protestën”, tha Azizi.
Sipas tij kanë ndërmend të lëvizin në Tiranë me mjetet e tyre cfarë do të bënte të vështirë transportion dhe levizjen në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












