Ben Blushi takon grevistët në Zharrëz

Shares

Kreu i partisë LIBRA Ben Blushi këtë të shtunë ka shkuar në Fier, ku ka parë nga afër gjendjen e grevistëve në Zharrëz.
Deputeti Blushi ka komunikuar me grevistët të cilët prej më shumë se një jave janë futur në grevë urie. Shëndeti i tyre është përkeqësuar, ndërkohë që nga qeveria nuk ka asnjë reagim për këtë situatë gjatë gjithë këtyre ditëve.
Banorët e Zharrzës kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që kanë pësuar në banesa nga tërmetet artificiale të shkaktuara nga kompania e naftës “Bankers ”.
Ndërkohë, në Tiranë opozita vazhdon protestën para godinës së Kryeministrisë, para se cilës janë ngritur çadrat e protestuesve.
Edhe pse i larguar nga PS dhe tani në opozitë, Blushi kishte deklaruar se nuk do t’i bashkohej protestës së sotme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...