Aleatët e PD, të gjithë në një mendje për qeveri teknike

Shares

Mijëra qytetarë u përfshinë në protestën e madhe të opozitës që u mbajt sot në mesditë në Tiranë. Mbështetës të PD dhe partive të tjera aleate si dhe qytetarë të tjerë pa parti por me shumë halle mbështetën kërkesën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për një qeveri teknike e cila do të përgadisë dhe zhvillojë zgjedhjet parlamentare te qershorit.

Nga partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare mori pjesë Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie për shkak se kryetari i saj Ali Nezaj është larguar nga vendi pas kërcënimeve të vazhdueshme me kontekst politik.

Partitë aleate të PD kanë mbështetur kërkesën e Bashës për qeveri teknike. Në protestë morën pjesë edhe drejtuesit e partive të tjera të opozitës si kreu i PR, Fatmir mediu, i Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, kreu i PAA-së, Agron Duka etj.

Protesta do të vijojë pa një dfatë të qartë mbarimi. Disa qindra protestues u ngujuan fill pas përfundimti të mitigut në një cadër gjigante që u vendos para ndërtesës së qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...