Debatet brenda koalicionit qeverisës duket se po marrin të tjera përmasa. Përveç tensioneve mes PS-së dhe LSI-së, një tjetër konflikt duket se është në pritje të shpërthejë, tanimë mes PS-së dhe PDIU-së.
Sipas procesverbalit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të datës 26 janar 2017 (me dyer të mbyllura), mësohet se kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi i shpjegon prerë kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi arsyet pse duhet të heqë dorë nga kërkesa për një hetim parlamentar për çështjen çame.
Referuar procesverbalit, Ruçi por edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Arta Dade shprehen se ngritja e një komisioni hetimor për çështjen çame nuk mund të ndodhë në prag të zgjedhjeve, duke nënkuptuar kësisoj “pasoja elektorale”.

“Mua më duket që është të tallemi me këtë çështje. Është e pamundur që një çështje kaq madhore siç është kjo, komisioni ta zgjidhi brenda tre muajve, në prag të zgjedhjeve elektorale, për mua. E dyta, për sa i përket objektit është jashtë juridiksionit në vendin tonë dhe është jashtë funksionit tonë”, është shprehur Ruçi.
Ndërsa nga ana tjetër kreu i PDIU-së, në replikën e tij ka thënë se “e kuptova që edhe këtu paska njerëz që kanë hall mos iu mërzitet Greqia” dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja.

nismën dyshe edhe për komision hetimor edhe për rezolutë dhe qëndrimin që ka mbajtur Qeveria shqiptare, sepse tashmë kam dyshimet e mia edhe për pozicionin e shumë vetave këtu”, është shprehur Idrizi dhe ka braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen.
Kundër ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për çështjen çame janë shprehur edhe kryetari socialist i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, si edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












