VIDEO/ Pamje nga operacioni në Dibër për kapjen e njërit prej grabitësve të 3.2 milionë dollarëve

Shares

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon operacioni “Patriot”, për arrestimin e dy personave të tjerë, të dyshuar për përfshirjen në grabitjen e makinave të blinduara të 3.2 milionë dollarëve na aksin Qafë Kashar – Rinas në 9 shkurt 2017.
Operacioni  aktualisht po vijon në Dibër  me kontrolle masive për kapjen e Admir Nikaj (Murataj)
Kontrollet po kryhen nga ajri e toka.
Në operacion marrin pjesë RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale e Policia e Dibrës.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë,  Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim për këtë grabitje edhe dy persona të tjerë, vëllezër nga Tropoja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...