“Kjo është shtëpia e Admir Muratajt në Prezë, të cilën ai e ka blerë para rreth dhjetë vitesh dhe ka jetuar një pjesë së kohës në të. Siç shihet, ajo është e mirë investuar dhe me kamera sigurie. Banorët thonë që e njihnin fare pak”, raporton gazetari i TV Klan.
Në këtë banesë, policia ka sekuestruar një pjesë të parave të grabitura. Shuma më e madhe u gjet në një servis të familjes Murataj në Vorë.
Baza e grupit dyshohet se ishte një apartament në qendër të Vorës.
Banesat ku jetonin anëtaret e grupit dhe vendet ku janë sekuestruar paratë vijojnë të jenë nën mbikëqyrjen e policisë për 24 orë. Një pjese e parave, sipas grupit hetimor, janë investuar në forma të ndryshme nga grabitësit, në banesa e biznese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












