Nga Drenica Qelia
Askush nuk e vë në dyshim tashmë se qeverisja e koalicionit të majtë ka humbur shumë nga kredibiliteti me të cilin u angazhua për të qeverisur 1 milionë shuplakat qe u dhanë pushtetin. Sot shqiptarët janë më të varfër se 4 vite më parë, janë të nëpërkëmbur dhe me të pa respektuar nga qeverisja e tyre e majtë se asnjëherë me parë.
Opozita ka bëre thirrje për një protestë me 18 shkurt, një proteste jo si të tjerat dhe ka bërë thirrje për masivitet dhe këmbëngulje deri në realizimin e kërkesave të përcaktuar nga lidershipi i saj. Por jashtë kësaj dhe idesë së përdorimit politik të protestës unë do të dal në shesh për të kundërshtuar varfërinë dhe për një jetë më të mirë.
Do të protestoj kundër kultivimit të drogës dhe kontrollit të trafikut të drogës nga qeveria dhe policia e menaxhuar nga Saimir Tahiri.
Do të protestoj për shëndetësinë që kurrë nuk e morëm falas.
Do të protestoj për të gjithë ata që kujtuan se do të gjenin punë por që ju shtuan radhëve të të papunëve nëpër të gjithë Shqipërinë.
Do të protestoj për ata që menduan se do të kishin parajsën pas marrëveshjes Rama – Meta por si zgjidhje e vetme ju dha emigracioni, ikja ne vendi.
Do të protestoj për ata fëmijë që u janë vetëvrarë prindërit se nuk kishin mundësi ti ushqenin, për ata fëmijë që u janë vrarë prindërit pasi nuk kishin mundësi të paguajnë faturat e dritave.
Do të protestoj kundër kësaj qeverie që po kontrollohet nga krimi.
Do të protestoj kundër kësaj qeverie që po vjedh përditë shqiptarët me sloganin e partneritetit publik – privat.
Do të protestoj kundër kësaj qeverie edhe në emër të atyre që nuk marrin asnjë ndihmë ekonomike e që jetojnë me ndihmat e komshinjve.
Do të protestoj kundër të gjithë padrejtësive dhe një administrate të politizuar që vetëm vjedh e abuzon e nuk jep asnjë zgjidhje.
Do të protestoj kundër një qeverie që për slogan të saj ka atë të ish diktatorit të tmerrshëm Enver Hoxha, “qentë le të lehin e karvani të shkojë përpara”, që fyen shqiptarët çdo ditë.
Do të protestoj kundër varfërisë dhe për një jetë më të mirë.
Do të protestoj kundër kësaj qeverie që po na le jashtë Europës kundër kësaj qeverie që po tradhton shqiptarët e lenë jashtë trojeve shqiptare.
Do të protestoj edhe në emër të komshiut tim që nuk kishte lekë për të paguar shkollën e fëmijëve, edhe në emër të komshiut tjetër që rrugën e bën në këmbe sepse nuk ka 40 lekë për urbanin e linjës.
Do të protestoj për gjithçka që po ndrydh reagimin te shqiptarët dhe për tu treguar njerëzve që të mësojnë të jetojnë ndryshe e jo të nënshtruar, të mos kenë frike nga bandat në qeveri dhe banditet që qeveria i ka ndërsyer kundër opozitës dhe fjalës së lirë.
Do të protestoj sepse qeveria është kthyer kundër vlerave.
Shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë të shpëtojnë nga ky pushtet i bijve të kuq të byrosë politike. Një pushtet hakmarrës dhe aspak njerëzor, një pushtet orgji që mendon vetëm për çantat e xhepat e veta e aspak për hallet e njerëzve. Prandaj thirrjen e opozitës për të dalë në shesh me 18 shkurt, shqiptarët duhet ta kenë thjesht si shkëndijë e cila do tu ndezë atyre forcën e reagimit për te përfituar nga liria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












