Itali, vidhnin pije alkoolike në markete, pranga dy “pijanecëve” shqiptarë

Shares

Vidhnin pije alkoolike të shtrenjta në supermarkete, pranga dy hajdutëve shqiptarë në Itali.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 24-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë, të cilët vidhnin në zonën e Sansepolcro-s (Arezzo).
Veprimtaria e tyre kriminale është pikasur nga kamerat e sigurisë që ishin në dyqanet të cilat kishin rënë pre e hajdutëve.
Nga pamjet filmike u provua se dy shqiptarët vidhnin shishet e ekspozuara në vitrinën e marketeve në fjalë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjeve, ndërsa tashmë shqiptaët ndodhen në paraburgim në pritje të dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...