GRABITJA/ Në bandën e vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve edhe dy vëllezër nga Tropoja, lidhje te tyre me kapobandën

Shares

Admir Nikaj (Murataj)

Banda e grabitësve të 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar nuk ka qenë e përbërë prej 6 por prej 8 personash.
Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “BalkanWeb” nga gazetari Artan Hoxha, i cili i referohet burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës.
Siç raporton gazetari Hoxha përveç Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Nikaj (Murataj), Policia e Tiranës ka shpallur së fundmi në kërkim edhe dy vëllezër nga Tropoja, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Dy tropojanët janë pikërisht nipat e Admir Murataj (djemtë e motrës).
Admir Myrtaj njihet si person me precedentë penalë edhe në Greqi, prej nga ku është arratisur nga burgu atje. Jo vetëm kaq, por Admir Murataj ka apsur në Greqi 13 identitete të ndryshme të rreme, me 13 dokumente identifikimi fakso.
Admir Murataj është identifikuar edhe si kapo i këtij grupi grabitësish.
Mësohet se janë pikërisht ata që furnizonin bandën me makina të vjedhur në Kosovë, të cilat pas modifikimeve i viheshin në dispozicion grupit për të kryer grabitjet e bankave.
Kësisoj numri i personave të shpallur në kërkim nga Policia për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së në Qafë Kashar, shkon nga 2 në 4.
Operacioni “Patriot” i policisë është përqendruar kryesisht në Dibër dhe Tropojë ku mendohet se fshihet pikërisht “truri” i bandës, Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Murataj si edhe dy vëllezërit nga Tropoja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...