Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur në një lagje në Pogradec.
Mësohet se banorët e lagjes nr 5 kanë konstatuar rreth orës 06:10 të shtrirë në tokë një person dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Nga hetimet e para si edhe këqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, dhe bëhet fjalë për K.Ç, rreth 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht, (rezident në Greqi).
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/