Një tjetër aksident, për shkak të punimeve të pa mbyllura në rrugët e Vlorës, ka ndodhur sot. Sërish, një gropë ka “thithur” një automjet, por për fat, këtë herë nuk ka pasur viktima.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit, në pjesën që lidh autostradën Levan – Vlorë, me rrugën Transbalkanike. Një automjet me dy persona, ka rënë në një gropë, të pa mbyllur nga punimet në rrugë. Asnjë nga persona nuk ka pësuar lëndime.
Rreth tre muaj më parë, një aksident i tillë përgjatë Lungomares, i mori jetën 18-vjeçarit Kristo Panajoti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












