Vijon operacioni “Patriot” për kapjen e autorëve të tjerë të grabitjes me armë të parave të një banke para disa ditësh.
Operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe.
Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.
Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.
Operacioni vijon për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu si edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

















