Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shfrytëzuar rezultatet operacionit të sotëm të Policisë, për të bërë një “autokritikë” ndaj sjelljes së tij të djeshme, prej “hakërruesi” e inatçori” me gazetarët. Përkundër sjelljes së djeshme ministri Tahiri ka shfrytëzuar edhe simbolikën e datës së sotme, 14 shkurtit, dita e “Shën Valentinit”, për të adresuar një deklaratë “dashurie” ndaj gazetarëve.
“Faleminderit, pavarësisht dhe ndonjë problemi që mund të kemi pasur mes nesh, që na jepni mundësinë të komunikojmë me qytetarët. Edhe ju e meritoni sot në ‘bravo çuna’”, u shpreh midis të tjerave ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm bëri të ditur se, “mund të ketë shpërblim për grupin punës që punoi ëpr idntifikimin dh arrestimin grabitësve të bankës”. DRONI.al
Për më shumë mund të lexoni edhe …
VIDEO/ Saimir Tahiri “i hakërrohet” gazetarëve për moszbardhejn e grabitjes së bankave
http://droni.al/web/VIDEO_Saimir_Tahiri_i_hakerrohet_gazetareve_per_moszbardhejn_e_grabitjes_se_bankave_33758_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












