Greva e urisë në Zharrëz në ditën e 12, këshilltarët e Presidentit pranë grevistëve

Shares


Grevistët e urisë në Fier ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore, por autoritetet nuk kanë reaguar akoma. Të vetmit pranë tyre sot ishin këshilltarët e Presidencës.

Shëndeti i 9 grevistëve në Zharrëz po përkeqësohet në çdo orë që kalon. Që prej së hënës grevistët kanë refuzuar edhe ujin ndërsa ndihma mjekësore po u ofrohet vetëm në situata kritike. Kështu edhe pse grevistët vendosën të refuzojnë, serumet mbrëmjen e kaluar dy prej tyre janë dërguar në spital nga të afërmit për të mos lejuar përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së tyre shëndetësore.
Në mesditë grevistët janë vizituar nga këshilltarë të Presidencës ndërsa pushteti vendor nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje për të dalë nga greva.
Kjo është greva e dytë e urisë pas lëkundjeve të fuqishme të tokës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz një muaj më parë. Ata kërkojnë verfikimin dhe kompesimin e dëmeve në banesa dhe mjedis në të kundërt nuk dalin nga grva. Banorët akuzojnë kompaninë Bankers Petroleum për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës por kjo e fundit nuk e pohon një gjë të tillë. Nga lëkundjet e vazhdueshme të tokës që prej vitit 2007 në fushën naftëmbajtëse janë dëmtuar qindra shtëpi në fshatrat Zharëz Belinë dhe Marinëz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...