Sot anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Relator i çështjes ishte gjyqtari Alaudin Malaj, ndërsa anëtarët e trupit gjykues janë Artur Kalaja, Stavri Kallco, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo.
Pesë gjyqtarët në fjalë ishin gjyqtarë të deleguar nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të gjykuar çështjen.
Ndryshe nga të gjithë vendimet e shkallëve të tjera, Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm dy themeluesit e bandës, vëllezërit Orik dhe Leart Shytin, si dhe anëtarët: Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin Pashaj Novruzaj, Gëzim Gjoni, Kreshnik Spahiu, Roland Shyti.
Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej 19 vitesh dhe sot ata kanë marrë pafajësinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












