“Hakmarrja për Drejtësi”, pas shpalljes si të pafajshëm reagojnë vëllezërit Shyti dhe paralajmërojnë…

Shares

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka shpallur të pafajshëm bandën “Hakmarrje për drejtësi” ka reguar Orik Shyti, i cili është azilant jashtë vendit. Orik Shyti ka thënë se të gjithë pjesëtarët e grupit nuk janë ndjerë asnjëherë fajtorë, por sot janë ligjërisht të pafajshëm.
“Nuk jemi ndjerë kurrë fajtorë, por sot jemi edhe ligjërisht të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura djallëzisht dhe të mbrojtura egërsisht nga Sali Berisha. Vendosmëria e tij për të na dënuar kishte rëndësi për të. Njëra nga arsyet pse donte të na dënonte është e provuar. Ajo ka të bëjë me përpjekjet për të fshehur krimin që kishte kryer ndaj nesh. Për arsyet e tjera nuk duam të hamendësojmë” thotë ai .

Gjykata ka sot dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.
Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur dy dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces. Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë, sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti.
Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...