GRABITJA – DETAJE/ Ja sa dollarë, franga, paund dhe euro kishin thasët e grabitur

Shares

Në 8 thasët e grabitur mesditën e 9 shkurtit 2017 nuk kanë qenë vetëm dollarë amerikanë, por dhe euro, franga zvicerane, paund, dollarë kanadezë dhe australianë.
Të gjitha në total e konvertuar bën shumën e 3 milionë e 200 mijë dollarëve amerikanë.

Valuta

– 2 milionë e 400 mijë euro
– 200 mijë dollarë amerikanë
– 80 mijë franga zvicerane
– rreth 280 mijë Paund
– një sasi dollarësh kanadezë
– një sasi dollarësh australianë

Sipas llogarisë kanë nisur për në Rinas rreth 3 milionë e 200 mijë dollarë amerikanë, vlera e së cilës nuk është dorëzuar pasi ishte sulmuar SHPSF shoqëruese e lekëve në rrugën e Rinasit
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të supergrabitjes. Burime pranë grupit hetimor thanë se paratë ishin marrë nga një degë e bankës që ndodhet në një nga hotelet kryesorë te kryeqytetit, rreth orës 12.10 minuta dhe pasi kishin ndaluar për disa minuta në zonën e Laprakës në 12.38 kishin njoftuar sallën operative të policisë për lëvizjen drejt Rinasit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...