Gaxhai flet nga qelia: Ja miku im më i mirë në burg

Shares

Gazmend Braka, i njohur ndryshe si Gaxhai, u arrestua në vitin 1997 për kryerjen e një sërë krimesh me bazë në qytetin e Vlorës. Banda e drejtuar prej tij ishte me qendër në Cerkovinë, ndërsa krimet kryheshin në mënyrë të organizuar në të gjithë qytetin. Kundërshtari më i madh për të ishte banda e ngritur nga Zani Caushi.
Për herë të parë që kur provoi prangat në duart e tij, Gaxhai pranoi të flasë për gazetën Shekulli.
I vetëm në dhomën qeli, takimet me familjarët të rralla. Qëndron i vetëm në dhomën e vogël të sektorit VIP që ndodhet në katin e dytë të godinës brenda së cilës janë akomoduar edhe dhjetëra të tjerë, dënuar me burgim të përjetshëm.

Cila është jeta juaj brenda këtyre mureve?
Jemi mësuar tashmë. Unë u bëra 40 vjeç. Jam futur fëmijë në burg dhe tashmë e di se çdo të thotë qëndrosh në qeli. Dita është shumë e thjeshtë, përgatis ushqimin dhe pastaj mundohem të bëj pak gjimnastikë. Është fare e thjeshtë.

Kush është miku juaj më i mirë këtu?
Nuk do ta besoni po të them se mikun më të mirë e kam televizorin. Gjatë ditës shkëmbejmë edhe ndonjë bisedë të shkurtër me shokët e sektorit.

Sa herë zhvillon takime me familjarët?
Takimet i kam të rralla. Familjen nuk e kam në Shqipëri. Prej disa kohësh ata ndodhen në Gjermani. Kam tre fëmijë. Vajzën e madhe e kam 16 vjeçe dhe dy djem, njeri 14 dhe 10 vjeç. Fakti që janë jashtë shtetit më pengon të takohem me ta. Familjarët e tjerë i takoj më rrallë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...