Djali nga Korça spërkat me benzinë mamanë dhe i vendos flakën

Shares

Një 32-vjeçar në qytetin e Korçës ka tentuar të vrasë mamanë e tij.
Sipas policisë, Emiljan Tushini spërkati me benzinë mamanë e tij dhe i vendosi flakën. Kanë qenë banorët e tjerë të pallatit që dëgjuan të bërtiturat dhe njoftuan policinë.
Ngjarja ndodhi në banesën e familjes në lagjen nr.8 të qytetit. Autori u largua nga banesa, por u arrestua brenda disa minutave.
Mamaja e tij, 52-vjeçarja M.Tushini ka pësuar djegie trupore dhe është dërguar në spital për mjekim.
Emiljan Tushini ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje të lehtë me dashje.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...