Ditën e sotme nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në Tiranë është paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi kishte marrë një dozë ilaçesh.
Nga informacionet e para mësohet se shkak për këtë është bërë pezullimi i saj nga puna nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale. Bashkë me të është shkarkuar edhe drejtoresha e shkollës, Anila Muka, pasi kishte paguar një mësues që ndodhet jashtë vendit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës.
“Nëndrejtoresha ka bërë grafikun e orëve, pasi 22 orët që duhet t’i bënte mesuesi i larguar i bënin mësuesit e tjerë.
Nëndrejtoresha ka shkelur ligjin, pasi nuk ka raportuar mungesën e punonjësit në detyrë.
Ende nuk është shkarkuar. Të hënën merret vendimi për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën”, thuhet në reagimin e DAR Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












