DETAJE/ Ja sa grabitës morën paratë e bankës

Shares

Grabitja e thasëve me vlera monetare në Rinas të cilat i përkisnin një banke të nivelit të dytë në Shqipëri është kryer nga gjashtë persona.
Ky fakt u bë me dije nga Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.
I ftuar në Ora Neës, Loka tha se policia ko studion të gjitha pistat për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Loka: Nga deklarimet e marra nga grupi hetimor deklarohet se kanë qenë gjashtë persona me dy automjete që kanë marrë pjesë në këtë grabitje. Sa i përket identifikimit dhe kapjen e autorëve, policia e shtetit ka hedhur pistat e saj dhe vazhdon punën intensive me gjithë strukturat më të specializizuara në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila do konkludohet me rezultatin final. Të gjitha pistat e mundshme janë duke u verifikuar.
Duke folur rreth takimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me Guvernatorin e Bankës së Shtetit Sejko, zyrtari i policisë tha se palët janë angazhuar për masa shtesë. Sipas zotit Loka, numri i lartë i kompanive private të sigurisë fizike që operojnë në vendin tonë ka prishur tregun dhe ulur nivelin e sigurisë.
Loka: Ishte takim i domosdoshëm dhe mjaft i rëndësishëm. Palët u angazhuan për masa shtesë me qëllim garantimin e një aktiviteti normal të veprimtarisë së bankave të nivelit të dytë por dhe një transport të sigurtë të vlerave monetare nga vendi ynë në drejtim të Rinasit për jashtë shtetit.
Për transportin e këtyre vlerave ka disa rregulla dhe kritere që nuk janë zbatuar në mënyrë rigoroze që nga bankat e nivelit e dytë, kompanitë e sigurimeve që sigurojnë vlerën e parave që këto banka transferojnë jashtë shtetit, që nga kompanitë private të sigurisë fizike të cilat kanë marrë pësipër na bazë të kontratave me këto banka për të transportuar.
Fakti që në vendin tonë operojnë shumë kompani private të sigurisë fizike që merrin me transportin e vlerave monetare materiale dhe materialeve të çmuara. Janë 22 kompani, një numër relativisht i lartë, që ka dëmtuar rëndë konkurencën sa u përket tenderave që organizojnë këto banka në lidhje me kompaninë që do jetë fituese për të realizuar këtë transport të vlerave monetare.
Numri i madh ka bërë që të ulet çmimi, vlera e vënë në dispozicion nga bankat pasi të gjitha bankat dhe objektet ekonomike janë të interesuara të bëjnë sa më shumë fitime. Kjo ka çuar në uljen e çmimit për këto kontrata gjë e cila do pasqyrohet që tek niveli i mjeteve në dispozicion pasi mjetet që transportojnë këto vlera monetare janë në pronësi të shoqërive private të sigurisë fizike.
Po cilat janë kriteret që nuk plotësojë kompanitë?
Loka: Që tek mjetet në dispozicion që merren për transportin e vlerave monetare. Kemi ndërmarrë një projektudhëzim që do nënshkruhet shumë shpejt këto ditë, ku kemi përcaktuar në mënyrë eksplicide kushtet që duhet të plotësojë një automjet i blinduar që merret me transportin e vlerave monetare, të jetë sipas standarteve të BE, i klasit EN 1063 dhe N 1522 dhe e specifikuar posaçërisht për transportin e vlerave moentare dhe jo mjete siç ishte në rastin konkret mjeti që transportonte vlerat monetare në drejtim të Rinasit, një makinë e adoptuar, e sajuar.
Loka tha se udhëzimi i ri ka të specifikuar qartë nivelin e blindimit që duhet të ketë mjeti, mënyrën e organizimit të eskortës dhe numrin e punonjësve që duhet të bëjnë shoqërimin e valutës monetare dhe materialeve të çmueshme.
Loka: Me vakumin ligjor që kemi deri në këto momente për të cilin jemi të vendosur dhe do ta realizojmë shumë shpejt këto ditë, policia e shtetit liçenson kompanitë private të sigurisë fizike që merren me transportin e vlerave monetare dhe materialeve të çmuara si dhe personelin që punon në këto shoqëri. Sa i përket automjeteve në dispozicion të tyre, është Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor që pajis me leje qarkullimi këto mjete dhe ka një specifikim që nuk përputhet shumë dhe nuk pasqyron në mënyrë reale nivelin e këtyre automjeteve.

Në lejet e qarkullimit të tyre thjesht theksohet automjet për transport të veçantë. Nuk kemi të përfshirë se çfarë niveli blindimi dhe çfarë parametrash teknikë duhet të plotësojë ky automjet. Në udhëzimin e ri kemi përcaktuar dhe kategoritë e mjeteve B3, B4,B6. Duke specifikuar dhe ndarjen që duhet të ketë kasaforta me shoferin, me numrin e automjeteve që duhet të jenë në dispozicion për transportin.
Me ndryshimin në sasi të vlerës monetare do përcaktohet dhe mënyra e ndërtimit të eskortës, numri i punonjësve të policisë, lloji i armëve që duhet të kenë në dispozicion, detyrimi që kanë për të njoftuar policinë e shtetit për transferimin, detyrimi që kanë që qendra operative e kontrollit të shoqërisë private të sigurisë fizike do mbajë në kontroll automjetin që merret me transferimin e vlerës monetare. Dhe në çdo rast incidenti salla njofton policinë e shtetit. Në rastin konkret mungoi. Qendra e Kontrollit të kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e vlerës monetare nuk funksiononte fare.
Nuk kishte sistem GPS në thasët e parave por ishte vendosur poshtë sediljes.Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në ngjarjen e fundit. Aktet ligjore i kemi të përgatitura dhe janë gati për nënshkrim. Kompanive private të sigurimit do tu lihet një kohë me qëllim blerjen e automjeteve të përshtatshme sipas kritereve. Gjykoj që do jetë rreth një muaj.
Po çfarë do të ndodhë gjatë periudhës tranzitore 1 mujore që u është lënë në dispozicion kompanive private të sigurisë fizike për të përbushur kriteret e kërkuara?
Loka: Deri në plotësimin e këtij afati, bankat do të bashkëpunojnë më ngushtë me policinë e shtetit dhe do të kemi në momente të caktuara kur do lëvizin sasi më të mëdha vlerash monetare angazhim më të madh të policisë, masa të shtuara dhe në rrugë për të parandaluar ngjarje të tilla.
Duke iu rikthyer dhe njëherë grabitjes së Rinasit, Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit tha se punonjësit e kompanisë private, të arrestuar tashmë nga uniformat blu, akuzohen për mosveprim.
Loka: Akuzohen për mosveprim, ata janë punonjës policie të trajnuar për mbajtjen e armës. Ata janë në kushtet e përdorimit të armës së zjarrit. Nëse grabitësi qëllon me armë patjetër duhet të reagojnë. Por këtu kemi një problem të madh se kemi punëtorë të keqpaguar nga këto shoqëri.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...