Del në shqip dokumenti “Gëzimi i Dashurisë” i Papa Franceskut

Shares

Ka dalë i përkthyer në shqip dokumenti “Gëzimi i dashurisë” i papa Françeskut.
Gjergj Meta, Zv. i Përgjithshëm i Arkidioqezës Tiranë – Durrës thotë se Kisha katolike e ka për zemër martesën dhe familjen prandaj edhe dy sinodet e fundit të Ipeshkëvinjëve, për vullnet të shprehur të Françeskut, u mblodhën pikërisht rreth kësaj teme. Prandaj do të ishte shumë limituese të reduktohej ky dokument vetëm në çështjen e divorcit apo të problemeve që tjera që kanë të bëjnë me familjen.
Më së pari thotë Gjergj Meta ky dokument na ofron një vizion pozitiv të martesës si një “dëshirë e gjallë” e njeriut. Është një aspirate, e si e tillë rrjedh nga brendia e njeriut. Prandaj më së pari Kisha mundohet t’u ofrojë besimtarëve të saj, por në disa raste edhe jo besimtarëve që martohen me një katolik, një vizion rreth martesës që ka në përmbajtjen e tij thelbësore kujdesin e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit si dhe lindjen dhe edukimin e fëmijëve. Në këtë pikëpamje martesa, e parë nga Kisha katolike, është ajo e gjithmonshmja, një akt njerëzor, një pakt ndërmjet dy personash, por që për ata që janë të krishterë ky pakt merr edhe vlerën e një sakramenti, pra kthehet në një shenjë që i shfaq botës dashurinë e Hyjit. Nëpërmjet martesës, kujdesit reciprok, lindjes dhe edukimit të fëmijëve, gjinia njerëzore, një mashkull dhe një femër bëhen kështu përçues të dashurisë së Hyjit në botë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...