Avokatja e Shtetit, konflikt interesi edhe me gjyqet e Strasburgut

Shares

Përfshirja e Avokates së Shtetit në konflikt interesi duket se është jo vetëm për rastin e CEZ por edhe në raste të tjera ku është dashur që zyra e saj të mbrojë interesat e shtetit shqiptar.

Një numër cështjesh kundër shtetit shqiptar që ishin në GJEDNJ në momentin e emërimit të zonjës Hicka mbroheshin nga studio ligjore ku punonte edhe bashkeshorti, fakt i cili del në katalogun e prezantimit të saj.

Në 60 cështje të komunikuara në Janar 2014, ¼ përfaqësohej nga kjo studio ligjore ku bashkëshorti zotëronte aksione, pavarësisht se ai nuk përfaqësonte vetë personalisht. Në gjyqe kanë marrë pjesë avokatë të tjerë të kësaj studioje, që është ndër më të njohurat në vend.

hicka raste ne strasburg

Faksimile të ceshtjeve gjyqësore në GJEDNJ

Ndërkohë që Hicka ishte në detyrë prej një viti disa prej cështjeve që ishin në GJEDNJ kundër Shqipërisë u humbën nga shteti shqiptar. Bëhej fjalë për padi që kishin për avokatë studion e bashkëshortit të Hickës. Në rastin Sharra kundër Shqipërisë ( Nëntor 2015) , në rasti Delijorgji kundër Shqipërisë( Prill 2015) por edhe në cështje të tjera në GJEDNJ, shteti humbi. Cështjet ndiqeshin nga avokatët e zyrës ku Envi Hicka ishte aksioner.


hicka sharra avokatet


hicka delijorgji


hicka raste te strasburgut1

Faksimile të vendimeve gjyqësore në GJEDNJ

Sapo ka marrë detyrën e Avokates së Shtetit në nëntor të vitit 2013, Hicka është vetëemëruar si Agjente Qeveritare apo Përfaqësuese e R.SH-së pranë GJEDNJ-së, pa miratimin e Ministrit të Drejtësisë. Nga praktika e mëhershme ky funksion duhet të ushtrohet nga një nga Avokatët e Shtetit në nivel qëndror i emëruar nga Ministri. Por në vijim të zotërimit të të gjithë hapsirave në cështje të gjykimit ndërkombëtar ajo u vetcaktua edhe Avokate Shtetit për cështjet e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

hicka agjente e qeverise

Korrespodenca me GJEDNJ ku Hicka eshte Agjente Qveritare

Në këtë periudhë kishin nisur edhe arbitrazhet me CEZ, ndërsa tashmë është provuar, se studio ligjore e bashkëshortit dhe vetë bashkëshorti përvec kishin klient CEZ shpërndarje, bashkëshorti i Hickës ishte përfshirë në cështje gjyqësore të Cez me institucionet tatimore të Shqipërisë.

Hicka probleme ligjore me emërimin

Sipas nenit 21/1 të ligjit “Për Avokaturën e Shtetit”, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit duhet të plotësojë kushtet si më poshtë vijon:

(i)vjen nga radhët e juristëve,(ii) plotëson kushtet për të qenë avokat shteti të përcaktuara në nenin 20/1 të ligjit nr. 10 018 datë 13.11.2008 dhe (iii) ka patur 10 vjet përvojë në profesion në momentin që është emëruar Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Pra neni 21/1 ka vendosur qartë kriterin që Avokati i Përgjithshëm i Shtetit të jetë Avokat i Shtetit . Për më tepër për të qenë Avokat Shteti, ndër të tjera konform nenit 20 /1 të ligjit duhet të plotësohen dy kushte të rëndësishme :të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas dispozitave të këtij ligji (neni 24) dhe të kalojë me sukses procesin përzgjedhës përkatës për pozicionin e Avokatit të Shtetit.

Rezulton se znj. Hicka nuk ka kaluar procesin perzgjedhës për t’u bërë Avokat i Shtetit dhe, sic doli nga hetimet në komsionin hetimor në Kuvend, ka konflikt interesi referuar nenin 24 të ligjit “Për Avokaturën e Shtetit”, pasi bashkëshorti i saj është Avokat pranë studios ligjore “ Haxhija & Hajdari” , e cila përfaqëson rreth 60 % të rasteve kundër R.SH-së në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vetë ai përfaqëson në shumë raste cështje gjyqësore që kompani të ndryshme kanë kundër institucioneve shtetërore. Pra, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit do të mbrojë shtetin nga kompanite e mëdha që jo në pak raste kanë për mbrojtje studion ligjore të bashkëshortit dhe vetë atë.

Gjatë dëshnmisë së saj komisionin hetimor në Parlament më 6 Shkurt 2017 , Hicka ka deklaruar se është emëruar Avokat i Përgjithshëm në datë 9 Nëntor 2013, dhe se kishte marrë lejen nga KLD sipas ligjit. Por nga vendimi i KLD nr.411, rezulton se vetëm në datë16.12.2013 asaj i është dhënë leja. Pra, gjyqtarja apo Avokatja me klient Shtetin , ka kaluar në detyrë tjetër pa marrë leje paraprakisht nga KLD sic përcakton edhe neni 28 i ligjit 9877/2008 “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor”.

hicka vendimi i emerimit

Faksimile e vendimit të KLD lëshuar një mauj pasi ajo ishte emëruar si Avokate e Shtetit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...