Foto ilustruese
Trafikantët shqiptarë ia dolën të cojnë në brigjet italiane sasinë më të madhe të kanabisit përgjatë gjithë sezonit të tregtisë më të madhe mes Italisë dhe Shqipërisë, atë të drogës.
Besohet se 8 tonë drogë kaluan pa asnjë problem portin e Durrësit dhe u ninës për në Ankona, sips medias italiane.
Droga u kap nga Guardia di Finanza, sipas veneziatoday.it
Policia e kishtë lënë të kalonte drogën në portin e Ankonës me qëllim për të arrestuar personat që e prisnin atë.
Për këtë arsyje Policia dhe një njësi e ushtrisë në Itali e kanë ndjekur kamionin për kilometra të tëra. Në momentin që shoferi ka ndalur në një pikë servisi afer Venecia, Policia italiane ka vendosur të ndërhyjë. Ndëryhrja është bërë pasi shoferi po priste në këtë pikë servisi për disa orë dhe dyshimi i Policisë ishte që sasia e marijuanës do të qëndronte aty, ose shoferi e kishte kuptuar që po ndiqej nga Policia. Menjëherë është arrestuar shoferi 38-vjecar nga Maqedonia.
Droga ishte fshehur mirë në kamion mes dy pllakave të cilat në pamje të parë nuk lejonin zbulimin e marijuanës. Venezia Today thotë se droga ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte destinacion final Italinë.
Ndërkaq ish-kryeministri Berisha ka komentuar ngjarjen duke e lidhur atë me ekspozitën që hap Rama në Venezia. “Ediskobari thyen cdo rekord! Nisi nga Kanabistani, per Bienalen e Venecias 8 ton droge!
Dhurata per te rinjte italiane percillet per ne vendin mik nga vet Saje qorri dhe Perlat droga, nga porti i sigurise me te larte, porti i Durresit!!
Te dashur miq, nderkohe qe piktori deshtak po ekspozonte shgarravinat e tij ne Firence, policia italiane ka sekuestruar sasinë rekord prej 8 tonesh të drogës të llojit marijuanë në portin e Ankonas qe vinte nga Shqipëria, me kamion me rimorkio te nisur nga Durresi. Me kete ngarkese shenohet nje rekord tjeter i zi ne sasine droges dhe bashkepunimin shteteror te banditokracise shqiptare ne trafikun nderkombetar te droges. Nga janari gjer sot arrine ne 50 tonelata sasia e droges qe eshte kapur ne Itali dhe qe eshte nisur nga Shqiperia! Sb shkruan Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












