Basha me të rinjtë në Tiranë: Të ftojmë qytetarët për protestën e 18 shkurtit, fitorja do të jetë e shqiptarëve

Shares

Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë për të ftuar qytetarët që të dalin në protestë në 18 Shkurt.
Sot  Basha ka takuar të rinjtë e njësisë 7 e ka bërë thirrje që të dalin në protesta. Kreu i PD-së, u shpreh se do të shkojë derë më derë që të takojë qytetarët.
Deklarata e Lulzim Bashës:
Rinia po bashkohet, qytetarët po bashkohen. 18 shkurti do të jetë nisja e lëvizjes që do të përfundojë me fitoren e shqiptarëve.
Kjo do të jetë një lëvizje popullore, paqësore, deri sa të arrijmë tek zgjidhjet e lira dhe të ndershme. PD do shkojë e sigurtë drejt fitores dhe ndryshimit, se si bëhet politikë në këtë vend.
Tani bashkë me të rinjtë e njësisë 7 do të shkojmë derë më derë në çdo shtëpi, për të takuar qytetarët, sepse njerëz pa halle nuk ka.
Nuk kam shkop magjik unë; nuk kam zgjidhje  magjike. Nuk ka premtime false dhe gënjeshtra nga Lul Basha.

16700162_10154344174891094_20289613_n

16652604_10154344175106094_2070324627_n

 
16683347_10154344175041094_1707646920_n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...