17 vjet nga vrasja misterioze e punonjëses së seksit me origjinë shqiptare shqiptare Floreta Islami lindur më 1969 në Vlorë, policia italiane ka mundur të gjejë autorin e këtij krimi të rëndë.
Ai është italiani Maurizio Minghella, që aktualisht ndodhet në burgun e Pavias i dënuar me 131 vite burg për vrasjen e disa grave mes viteve 1978-2001 në provincën e Torinos.
Floreta Islami u gjet e mbytur me një shall leshi të zi në fyt, në 14 shkurt të 1998 në periferinë e komunës së Rivolit.
Proçesi hetimor për gjetjen e autorit të vrasjes së saj është arkivuar dy herë nga drejtësia italiane më vitin 1998 e më 2004.
Më vitin 2014 ky proçes u rihap përsëri e 17 vjet pas vrasjes së Floreta Islami është mundur të identifikohet në veshjen e saj ADN e vrasësit Maurizio Minghella.
Më 20 shkurt ai do t’i nënshtrohet një tjetër procesi gjyqësor me akuzën e vrasjes së Floreta Islamit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












