Kërcënoi shqiptarët për ditë të zeza, vritet në Siri Ridvan Haqifi

Shares

“Ditë të zeza për shqiptarët”, ka qenë kjo fraza që Ridvan Haqifi  ka përdorur disa herë për të kërcënuar shqiptarët.
Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, ka vdekur gjatë luftimeve në Siri e Irak.
Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.
Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. RTK

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...