EMRAT/ Ushtronin dhunë në familje, në pranga dy persona

Shares

Dy persona janë arrestuar për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike në familje.
Ditën e djeshme specialistët e Policisë së Komisariatit Nr 3 dhe Komisariatit të Kavajës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Aljon Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases D. Ç., 31 vjeçe.
– Hysni Gj., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L. Gj., 40 vjeçe.
Shteteseve D. Ç. dhe L. Gj., i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes, parashikuar nga Ligji 9669, datë 18.12.2006, për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kavajë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...