DENONCIMI & DOKUMENTET/ Deputeti i PS ka marrë rreth 7 miliardë lekë tendera sapo në pushtet erdhi Rama

Shares

Image GalleryFirma e deputetit të PS Xhemal Qefalia ka përfituar  6 miliardë e 700 milionë lekë tendera. Ky denoncim vjen nga Partia Demokratike ku Grida Duma tha për mediat se sapo në pushtet erdhi Rama ky deputet ka marrë miliardat që popullit i mungojnë për gjëra më jetike.
Duma tha se deputeti Qefalia është fshehur pas emrit të nipërve dhe vëllezërve për të marrë kaq shumë para në formë tenderash. Edhe rasti i Sadri Abazit është i tillë tha Duma.
“Populli zhytet në varfëri, sepse paratë janë për miqtë e Ramës. Në 18 shkurt ne ngrihemi bashkë”, përfundoi Duma.

 
Grida Duma denoncon aferën. Ngrihemi bashkë me 18 shkurt për të ndalur zhvatësit

Paratë për miqtë e klientët, Edi Rama 6 miliardë e 700 milionë lekë në 3 vite për deputetin Qefalia


grida duma 8 shkurtEdi Rama kujdeset vetëm për miqtë dhe klientët. Ja një shembull tipik se si përfitojnë njerëzit e tij nga paratë e shqiptarëve.
Firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti.
Por pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite.
Njësoj si me raste të tjera, si për shembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij.
Kemi dokumentacionin e plotë se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet.
Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit.
Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe s’ka para për shkolla, për ngrohje, për ilaçe, për hallet e njerëzve.
Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës.
Ky pra është shteti i Edi Ramës, një ndërmarrje private që ndan pasurinë mes një grushti njerëzish.
Me 18 shkurt ne ngrihemi bashkë, dhe e ndalim këtë korrupsion, i ndalim zhvatësit.
Do të hapim rrugën që qytetarët të zgjedhin të lirë, të zgjedhin qeverinë për njerëzit, qeverinë e tyre.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...