Bëri simbolin e shqiponjës para flamurit grek, Greqia dëbon dhe shpall “non grata” adoleshentin shqiptar

Shares

Pas bujës që bëri fotoja e 7 rekrutëve shqiptarë të ushtrisë greke që bënin me duar simbolin e shqiponjës një rast tjetër është raportuar nga mediat greke.
Një djalosh shqiptar  17 vjeç ka bërë simbolin e shqiponjës nën flamurin e Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në Portin Paksu përballë Pargës.
17 vjeçari shqiptar është arrestuar për fyerje ndaj simbolit kombëtar në Portin “Gaios Paxon” shkruan portali grek “Kerkyrasimera”. Adoleshenti e ka postuar fotografinë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale.
Menjëherë pasi është evidentuar rasti dhe verifikuar fotoja ai është arrestuar dhe më pas gjykata greke ka vendosur dëbimin e të riut shqiptar nga Greqia duke e shpallur person “non grata”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...