A do të hapet thesi i keqmenaxhimit dhe vjedhjes së fondeve të BE-së në Shqipëri?

Shares

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi takimin me kreun e zyrës Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), Giovanni Kessler që kryeprokurori Llalla bëri në Bruksel.
Nga takimi është hedhur ideja për  mundësinë e një hetimi të përbashkët mbi përdorimin e fondeve të BE në Shqipëri. Megjithatë, në fokus kryesor të takimit sipas Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme kanë qenë çështje të tilla si: korrupsioni, krimi ekonomik në Shqipëri, funksionimi i doganave dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për të luftuar këtë fenomen.
Vizita e Llallës në Bruksel ndodh në një kohë kur Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë mbështeti hapur deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu se kryeprokurori kishte shkelur kushtetutën me kandidatët e KED dhe se po pengonte Reformën në Drejtësi.
Referuar Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), sipas prokurorisë ky institucion është i vetmi në BE i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.
“Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian. Drejtori i Përgjithshëm i OLAF, Giovanni Kessler është emëruar në këtë detyrë nga KE në vitin 2011”.
Për një periudhë 5-vjeçare OLAF ka iniciuar 1400 investigime në të gjitha institucionet e Bashkimit Europian, përfshi dhe delegacionet e tyre në disa vende të ndryshme.
Investigimet janë bërë përgjatë periudhës 2010-2015 dhe mbi bazën e rezultatit të tyre OLAF iu ka kërkuar institucioneve të BE kthimin e rreth 3 miliardë euro në buxhetin e Bashkimit Europian.
Gjithashtu ky institucion i ka përcjellë Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare 1600 rekomandime për masa ligjore, financiare, disiplinore dhe administrative ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë abuzuar me fondet e BE.
Pritet të shohim se a do të jetë objekt i hetimit keqmenaxhimi apo tjetërsimi i fondeve dhe granteve që vijnë nga BE në Shqipëri. A do të hetohen ata faktorë të brendshëm apo të vetë zyrës së BE që përfliten për fonde që nuk i kanë çuar në vendin e duhur?
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...