I vihet tritol palestrës në Tiranë

I vihet tritol palestrës në Tiranë

125
0
Shares

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur mëngjesin e sotme në një palestër në afërsi të Kopshtit Botanik në kryeqytet. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:32 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lënda eksplozive ishte vendosur tek rpavazi i dritares së palestrës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.02.2017, rreth orës 05:32, në afërsi të Kopështit Botanik,
tek një palestër, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës. Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale (thyer xhamat). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY