FOTO/ Zbulohen themelet e një godine të periudhës osmane në Durrës nga punimet për sheshin

Shares

Firma që po zhvillon punimet për rivitalizimin e sheshit të qytetit bregdetar të Durrësit ka zbuluar themelet e një godine që i përket periudhës së perandorisë osmane. Themelet e godinës janë zbuluar në sheshin ‘Veleria’.
Gjithashtu gjatë punimeve është zbuluar edhe një top lufte, i cili dyshohet se i përket viteve 1800. Topi është gjetur në shtratin e rrugës afër Torrës Veneciane. Kujtojmë se para pak ditësh protestoi edhe shoqëria civile dhe arkeologët kundër punimeve. Për punimet në shesh janë depozituar edhe dy padi penale.
Arkitekti italian, drejtues i studios “Achea”, Marco Casamont qe ka marre përsipër zbatimin e projektit qe do te zgjasë rrethe dy vjet, shpjegon se do të jetë një nga simbolet moderne të Durrësit. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror.
Projekti “Veliera”, që do të kushtojë 6 milion dollarë, parashikohet të tërheqë mijëra turistë, dhe pritet ti japë Durrësit imazh futurist të një qyteti turistik.
 
topiiii

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...